image Pak para mesnatës, PSD thërret konferencë për arrestimin e Molliqajt

Politikë

Pak para mesnatës, PSD thërret konferencë për arrestimin e Molliqajt

news image

Pas arrestimit të kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, nga kjo parti kanë thirrur konferencë për media, sonte nga ora 23:00, raporton Gazeta Sinjali.

Reagimet nga kjo parti ishin të ashpra, duke thënë se arrestimi i Molliqajt ishte politik, vetëm për ta heshtur atë. Anëtarë të kësaj partie po ashtu kanë deklaruar se s’kishte udhërarrest që Molliqaj të prangosej.

Megjithatë Policia e Kosovës në një njoftim për media kanë thënë se “policia kishte kërkuar të njëjtin në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur, të njëjtit i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare por i dyshuari nuk e kishte përfillur.

Pas arrestimit, Molliqaj është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/