Përderisa kanë mbetur më pak se dy orë deri në mbylljen e vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët të votojnë, shkruan Gazeta Sinjali.
LVV përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ftuar qytetarët që të ushtrojnë masivisht të drejtën e votës.
“Të dashura qytetare dhe qytetarë të Republikës së Kosovës,
edhe më pak se dy orë na ndajnë nga mbyllja e vendvotimeve. Pjesëmarrja juaj bën dallim thelbësor në çdo proces zgjedhor.
Ju ftojmë që masivisht të ushtroni të drejtën tuaj! Çdo votë ka vlerë të madhe për jetën e të gjithëve”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Ndryshe deri në orën 16:00 kanë votuar 26,89 për qind, pra 506 mijë e 997 qytetarë me të drejtë vote. /GazetaSinjali/