image "Pak ka rëndësi a më çmonton", zëdhënësja e PDK-së reagon pas fjalosjes me deputeten e partisë së saj

Kosovë

“Pak ka rëndësi a më çmonton”, zëdhënësja e PDK-së reagon pas fjalosjes me deputeten e partisë së saj

news image

Zëdhënësja e Partisë Demokratike të Kosovës – dega në Podujevë, Valë Rudari, ka reaguar pas fjalosjes që ndodhi mbrëmë mes saj dhe deputetes së kësaj partie, Floreta Zejnullahu.

Përmes një postimi në Facebook, Rudari i është drejtuar deputetes Zejnullahu me fjalët” ‘pak ka rëndësi se a e çmonton e nderuara deputete”.

“Edhepse “s’jam kurrkushi” dhe “jam e vogël qekaq” sipas teje. Për Zotin jam njeri dhe shpirti im i takon Atij. Pak ka rëndësi a me çmonton, e nderuara deputete”, ka shkruar Rudari në Facebook.

Gazeta Sinjali gjatë ditës së sotme kishte raportuar nga burime të sigurta se mbrëmë në selinë e PDK-së në Podujevë, ka pasur fjalosje mes deputetes së Kuvendit të Kosovës, Floreta Zejnullahu dhe zëdhënëses së partisë – dega në Podujevë, Valë Rudari.

Fjalosja mes tyre dyshohet se ka nisur gjatë kohës sa përfaqësues të shtabit të partisë po mbanin mbledhje për procesin zgjedhor. Situata ka eskaluar deri te momenti kur sipas Rudarit, deputetja Zejnullahu e kërcënon me fjalët ‘të çmontoj, a e di me kënd ke punë?’.

Por, këtë e ka mohuar deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/vala.rudari/posts/882905968815197