image Pak interesim, vetëm 195 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në 24 orët e fundit

Shëndetësi

Pak interesim, vetëm 195 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në 24 orët e fundit

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë administruar vetëm 195 doza të vaksinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga kjo ministri kanë treguar se numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 807 mijë e 516.

813 mijë e 185 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.

Ndërsa, 96 mijë e 11 persona kanë marrë dozën e tretë dhe atë përforcuese.

/GazetaSinjali/