image ​Pahor: Kosova dhe Serbia t’i besojnë dialogut dhe t’i respektojnë marrëveshjet

Kosovë

​Pahor: Kosova dhe Serbia t’i besojnë dialogut dhe t’i respektojnë marrëveshjet

news image

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka kërkuar të tejkalohet gjitha mosmarrëveshjet në dialogun Kosovë-Serbi dhe të vazhdohet tutje për arritjen e marrëveshjes finale.

Ai në një konferencë të përbashkët me presidenten, Vjosa Osmani, tha se Sllovenia do të mbështesë dialogun dhe perspektivën e Kosovës në procesin euro-integrues.

Megjithatë, ai tha se dy palët duhet të respektojnë edhe marrëveshjet e arritura.

“Kushti i parë është t’i besohet dialogut dhe respektohen marrëveshjet”, tha ai.

Borut Pahor, ka theksuar se Bashkimi Evropian duhet t’ia liberalizojë vizat Kosovës.

Gjithashtu, deklaroi se dialogu duhet të bëhet një hap më tej tek çështja e personave të zhdukur.

“Në të dy këto çështje Sllovenia është mbështetëse edhe më tutje. Sllovenia e mbështet edhe perspektivën euroatlantike të Kosovës…Duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet në dialog dhe të ndikojmë në Bashkimin Evropian”, deklaroi tutje ai./GazetaSinjali/