Sot është arrestuar lojtarja e Paris Saint Germain Aminata Diallo.
Arrestimi i saj u konfirmua zyrtarisht edhe nga PSG, vetëm një ditë pasi francezja luajti 89 minuta në fitoren e lehtë 4:0 të ekipit kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
“PSG-ja konfirmon se Aminata Diallo është dërguar në paraburgim mëngjesin e sotëm nga Shërbimi Policor Rajonal Versailles, në lidhje me një hetim që ka nisur pas një sulmi ndaj lojtareve të klubit të enjten e kaluar”, thuhet në njoftimin e kësaj skuadre.
Por, raportimet e mediave bëjnë me dije ajo dyshohet se i ka paguar disa njerëz të maskuar për ta sulmuar shoqen e saj të skuadrës Kheira Hamraoui, në mënyrë që ajo të mos i bënte konkurrencë asaj. /Gazeta Sinjali Sporti/