image Pagoi me 100 euro false, rasti raportohet në polici

Pagoi me 100 euro false, rasti raportohet në polici

news image

Policia e Kosovës ka sekuestruar në Prishtinë 100 euro të dyshuara si të falsifikuara.

Një person ka deklaruar në polici se i dyshuari kishte kryer pagesën me një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Njësiti policor është duke hetuar rastin, thuhet në raportin e rregullt 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/