image “Pagat deri në 3 mijë e 200 euro” – reagim ndaj kërkesës së Lumezit për ndihmë nga Amerika

Kosovë

Reagim/ “Pagat deri në 3 mijë e 200 euro” – reagim ndaj kërkesës së Lumezit për ndihmë nga Amerika

news image

Ehat Miftaraj nga Instituti  i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeprokurorit të shtetit, Aleksander Lumezi, se për rastin e vdekjes së Astrit Deharit duhet të kërkohet ndihmë nga Amerika për zbardhen e këtij rasti.

Miftaraj ka thënë se një kërkesë e tillë është e pabazuar në ligjet në fuqi, e madje sipas tij edhe e pa realizueshme. Ai ka pyetur se përse Amerika duhet t’i kryej punët e Kosovës.

Më poshtë gjeni shkrimin e tij të plotë pa ndërhyrje:

Reagimi i plotë i Ehat Miftarajt nga IKD:

200 prokurore ne sistem!

Paga mujore prej 1500 Euro deri ne 3200 Euro e fiu!

E duhet Amerika me i kry punet tona gjithe here a???

P.S.

Kerkesa nuk eshte e bazuar ne ligj. Eshte e pa realizueshme!

Amerika edhe me deshte nuk ka mundesi me na ndihmu ne kete rast. Krejt cka mundet eshte me na ba superekspertizen ne Amerike.

Per me sjell prokuror nga Amerika as qe vjen ne konsiderate! Refuzim me te paren.

As Amerika as edhe nje shtet tjeter, nuk dojne mu perzi ne raste te shteteve tjera.

Kushtetuta dhe Ligji percakton se vetem prokuroret e emeruar sipas ligjit ne Kosove mund te ushtrojne funksione prokuroriale.

Ne nivel te keshillave, eskpertizes se stafit te ambasades ne Kosove, po ambasada mundet me na ndihmu.