Pacolli viziton minierën ku mbetën të vdekur dy minatorë, familjeve u ofron mbështetjen e tijSinjali Pacolli viziton minierën ku mbetën të vdekur dy minatorë, familjeve u ofron mbështetjen e tij

Politikë

Pacolli viziton minierën ku mbetën të vdekur dy minatorë, familjeve u ofron mbështetjen e tij

news image

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shkuar ta vizitoj vendin e ngjarjes, në Minierën “Artana” në Marec, ku mbetën të vdekur dy minatorë të vdekur.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për familjet e minatorëve, ku edhe u ka ofruar mbështetjen e tij.

“Mendimet dhe solidariteti im janë me ata, në këto momente të vështira

Dy minatorët që kanë humbur jetën sot në minierën e Artanës janë Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, nga Ministria e Ekonomisë, Punësimet Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS).

“Shprehim keqardhje të thellë për fatkeqësinë e ndodhur sot, me 2 qershor, në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj. Idriz Gerbeshi ka qenë xehëtar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan”, thuhet në njoftimin e MEPTINIS../Gazeta Sinjali/