Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka komentuar përfundimin e rinumërimit të 1407 vendvotimeve, rezultati i të cilave sipas koalicionit Nisma-AKR-PD, e bën këtë koalicion pjesë të Kuvendit të Kosovës.
Pacolli këtë rezultat e quan fitore të sundimit të ligjit.
“Ri-numerimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit ka konfirmuar se koalicioni Nisma-AKR-PD është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Përpjekjet për të manipuluar vullnetin e popullit të Kosovës janë kundërshtuar dhe mbizotëroi sundimi i ligjit”, ka shkruar lideri i AKR-së në Facebook.
Tutje Pacolli ka thënë se vendet e këtij koalicioni në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës e shqetësuan Vuçiqin dhe aleatët e tij.
“Jemi krenarë që vendet tona në Kuvendin e Kosovës kanë shqetësuar Vuçiqin dhe aleatët e tij”, ka përfunduar Pacolli./Gazeta Sinjali/