image Pacolli uron Osmanin: Unë do të qëndroj pas teje

Politikë

Pacolli uron Osmanin: Unë do të qëndroj pas teje

news image

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Begjet Pacolli, ka uruar Vjosa Osmanin pasi ajo u zgjodh presidente e vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Pacolli u shpreh se është i lumtur që ishte në gjendje të kontribuojë në votimin e presidentit të ardhshëm, teksa shtoi se nuk është njeri i mbuhsur me urrejtje apo hakmarrje.

“Jam i lumtur që isha në gjendje të kontribuoj sot në votimin e Presidentit të ardhshëm të Kosovës. Unë nuk jam një njeri i mbushur me urrejtje apo hakmarrje. Unë jam dhe mbetem konstruktiv dhe i hapur. Unë gjithmonë do të respektoj vullnetin e qytetarëve! Unë do të qëndroj pas teje, Urime Zonja Presidente!”, shkroi ai në Facebook.