image Pacolli u bën thirrje kosovarëve të mos udhëtojnë drejt Iranit dhe Irakut

Kosovë

Kërkesë/ Pacolli u bën thirrje kosovarëve të mos udhëtojnë drejt Iranit dhe Irakut

news image

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës mos të udhëtojnë drejt Irakut dhe Iranit, si pasojë e situatës së tensionuar që është shkaktuar.

Këtë thirrje Pacolli, e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e tensioneve të ngritura në Lindjen e Mesme, i këshillojmë qytetarët të mos udhëtojnë në Irak dhe Iran me përjashtim të Rajonit të Kurdistanit. Ne do ta bëjmë këtë thirrje derisa situata të stabilizohet në këtë regjion. Misioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme është t’i mbajë qytetarët e Kosovës të sigurtë”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Ai gjithashtu, u ka bërë thirrje qytetarëve që punojnë në Irak, të kërkojnë ndihmë në Ambasadat e Kosovës në Arabinë Saudite, Truqi, Katar ose Emiratet e Bashkuara. nëse kanë nevojë, pasi që Kosova nuk ka lidhje diplomatike në Irak.

Kjo situatë alarmante është krijuar pas tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme, që nisën me sulmin ndaj ambasadës amerikane në Bagdad, dhe kulmuan me vrasjen e liderit të Forcave “Quds”, Qaseem Soleimani./Gazeta Sinjali/