Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se është i lumtur që Tomor Morina ka fituar betejën e parë të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut.
Këtë e tha Pacolli me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Ne besojmë fuqimisht në punën profesionale të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe lidhjen e miqësisë që kanë vendet tona”, shprehet Pacolli.
Më tej, Pacolli shkruan se Morina shumë shpejt do t’i kthehet familjes.
“Shumë shpejt ai do të kthehet në shtëpi te familja dhe miqtë e tij dhe u bëj thirrje të gjithëve të jenë të durueshëm”, ka shkruar Pacolli./Sinjali/