image Pacolli reagon për tragjedinë në Gjilan: Duhet të merren masa që ngjarje të tilla të mos përsëriten

Kosovë

Reagim/ Pacolli reagon për tragjedinë në Gjilan: Duhet të merren masa që ngjarje të tilla të mos përsëriten

news image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reagur për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi në rrugën “Xhevdet Ajvazi” në Gjilan.

Pacolli ka thënë se është i tronditur dhe se sipas tij duhet me urgjencë të merren masa që raste të tilla të mos përsëriten.

“I tronditur nga ngjarja tragjike në Gjilan, ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe miqëve. Tragjedi të tilla prekin gjithë popullin tonë, prandaj duhet me urgjencë të marrim masa që ngjarja të tilla të mos përseriten kurrë më në vendin tonë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.