Kryetari i Alencës Kosovare e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas vdekjes së një fëmije të moshës 10-12 vjeçar dhe zhdukjes së një tjetri në një pus me ujë në fshatin Milloshevë të Obiliqit, shkruan Gazeta Sinjali.
Pacolli e ka vlerësuar të papergjegjshme hapjen e pusetave, për shkak të, siç thotë ai, rrezikimit të jetës së fëmijëve në mbarë vendin.
Lideri i AKR-së ka kërkuar autoritetet të marrin masa dhe të u japim fëmijëve hapësirë për të luajtur lirshëm dhe të sigurt.
“Lajme të tmerrshme nga Millosheva për rastin në të cilin dy fëmijë ranë në një pus më ujë. Ngushëllime për familjen e viktimës dhe lutjët tona janë që fëmija tjetër ta mbijetojë këtë. Është e papërgjegjshme se si puse të tilla janë lënë të hapura dhe rrezikojnë jetën e fëmijëve në mbarë vendin.
Është momenti i fundit që autoritetet të marrin masa dhe të u japim fëmijëve hapësirë për të luajtur lirshëm dhe të sigurt. Mendimet tona janë në këto momente me familjet e fëmijëve”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/