image Pacolli reagon pas vdekjes së dy minatorëve në Novobërdë

Politikë

Pacolli reagon pas vdekjes së dy minatorëve në Novobërdë

news image

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas vdekjes së dy minatorëve në minierën e Artanës, shkruan Gazeta Sinjali.

Pacolli thotë se në minierën ku sot humbën jetën dy minatorë, kanë punuar shumë familjarë të tij. Andaj i pari i AKR-së thotë se dhimbja e tij për ta është jashtëzakonisht e madhe.

“Jam prekur thellë nga raportimi se sot dy Minatorë kanë humbur jetën në punë në minierën e Artanës. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe Minatorët e Kosovës. Kjo është një ditë e trishtë për Kosovën. Shumë nga familja ime kanë punuar në atë minierë dhe dhimbja ime është jashtëzakonisht e madhe. Mendimet e mia janë me familjet dhe minatorët e Kosovës në këto momente të vështira për ta”, ka shkruar Pacolli në Facebook./Gazeta Sinjali/