image Shembet dheu në minierën e Novobërdës, vdesin dy persona

Shembet dheu në minierën e Novobërdës, vdesin dy persona

news image

Është shembur miniera e Novobërdës, ku dyshohet se dy persona kanë vdekur.

Dyshohet se brenda duke punuar ishin disa punëtorë të ndërrimit, ku të vdekur kanë përfunduar një inxhinier dhe një xehtar.

Lajmin e ka konfirmuar Ushtruesi i detyrës si Kryeshef i minierës së Novobërdës, Hysen Vrajolli.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për Gazetën Sinjali ka thënë se Policia është duke ndalur në vendin e ngjarjes/ Gazeta Sinjali/