image Pacolli: Qeveria duhet të ndal praktikën e shkeljes së Kushtetutës

Kosovë

Reagim/ Pacolli: Qeveria duhet të ndal praktikën e shkeljes së Kushtetutës

news image

Kryetari i Alenacës Kosova e Re ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit Ministria në detyrë e Shëndetësisë ka shkelur Kushtetutën me vendimin për shpalljen e Komunës së Prizrenit “zonë karantine”, shkruan Gazeta Sinjali.

Pacolli me këtë rast i ka bërë thirrje qeverisë në detyrë që të respektojë këtë vendim dhe të ndalojë, siç tha ai, praktikën e saj të shkeljes së Kushtetutës.

“I bëj thirrje qeverisë së Kosovës të respektojë vendimin e sotëm nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me masat e marra nga Ministri i Shëndetësisë. Qeveria duhet të ndal praktikën e shkeljes së kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Po ashtu, Pacolli kërkoi që të ndalen edhe veprimet dhe gjuha që kërcënon pavarësinë, profesionalizmin dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese, duke iu referuar gjuhës së përdorur të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në një përkujtesë zyrtare drejtuar kësaj gjykate, nëntë ditë më parë./Gazeta Sinjali/