image Pacolli për njohjen e paralajmëruar: Osmani apo Kurti mbetet për të udhëtuar për të nënshkruar marrëdhëniet diplomatike

Politikë

Pacolli për njohjen e paralajmëruar: Osmani apo Kurti mbetet për të udhëtuar për të nënshkruar marrëdhëniet diplomatike

news image

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka folur prapë për njohjen e paralajmëruar nga një shtet afrikan.

Ai i është përgjigjur një komentuesi në Facebook, i cili e ka pyetur Pacollin se si ka mbetur kjo çështje.

Pacolli tha se detyra e tij ka qenë ta sillte delegacionin në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër tashmë iu takon presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Të lutem t’ia bëni pyetjen kryeministrit dhe presidentes. Detyra ime ka qenë për ta sjellë delegacionin (ai ishte në Kosovë, po në atë kohë unë i kam paralajmëruar), dhe tani ka mbetur që një nga dy figurat (duke iu referuar Osmanit dhe Kurtit), të udhëtojnë për vizitë zyrtare në atë shtet për të bërë të bërë nënshkrimin e marrëdhënieve diplomatike (me presidentin e atij shteti), ashtu siç ishte paraparë”, thuhet në replikën e Pacollit.

 /GazetaSinjali/