image Pacolli pas zgjedhjeve: Në demokraci është e rëndësishme ta pranosh rezultatin

Pacolli pas zgjedhjeve: Në demokraci është e rëndësishme ta pranosh rezultatin

news image

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve që u mbajtën gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Pacolli u shpreh se në demokraci është e rëndësishme se rezultati i zgjedhjeve duhet pranuar si dhe përgëzoi Lëvizjen Vetëvendosje për fitore në këto zgjedhje.

“Kur numërimi i votave po shkon drejt fundit, ne mund të konstatojmë se fituesi i zgjedhjeve është LVV. Në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin. Unë do të doja të falënderoja të gjithë qytetarët e vendit që vendosën edhe një herë një standard të lartë në këtë proces zgjedhor, pa ndonjë incident dhe me dalje të lartë. Pas certifikimit të rezultateve është e rëndësishme konstituimi i Kuvendit të ri dhe zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re”, shkroi Pacolli në Facebook./Gazeta Sinjali/