image Pacolli pas tërmetit në Zagreb: Shpresoj që të mos ketë më viktima dhe lëndime

Kosovë

Reagim/ Pacolli pas tërmetit në Zagreb: Shpresoj që të mos ketë më viktima dhe lëndime

news image

Ish-ministri u Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka mbështetur Kroacinë, ku uroi që të mos ketë më viktima dhe lëndime, teksa tha që Forcat e Sigurisë së Kosovës duhet të jenë gati për të ndihmuar Kroacinë.

“Një tërmet i fortë ka goditur Kroacinë, mëngjesin e sotëm. Mendimet tona janë miqtë tanë kroatë. Ngushëllimet e mia për familjen e viktimës dhe shpresoj që të mos ketë më viktima dhe lëndime. Forcat e Sigurisë së Kosovës duhet të jenë gati për të ndihmuar Kroacinë”, ka shkruar Pacolli.

Tërmeti goditi fuqishëm Zagrebin, dhe deri më tani një 15-vjeçar është gjendur pa shenja jetë nën rrënoja të një ndërtese.