image Pacolli pas heqjes së masës së reciprocitetit: Tani bashkësia ndërkombetare t’i drejtohet Beogradit

Politikë

Pacolli pas heqjes së masës së reciprocitetit: Tani bashkësia ndërkombetare t’i drejtohet Beogradit

news image

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar pas lajmit se Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit, agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka zhbllokuar fondet e ndihmës për Kosovën, pasi Qeveria e Kosovës sot hoqi masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Pacolli i ka shprehur mirënjohje SHBA-së për këtë vendim, ndërsa ka thënë se beson se qeveria e re e Kosovës ka marrë vendimin e duhur lidhur me reciprocitetin.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se tani bashkësia nderkombetare duhet t’i drejtohet Beogradit për ecjen përpara me procesin e paqes.

“Asnjë reciprocitet, asnjë tarifë dhe asnjë instrument tjetër kushtezues nuk është me efektiv kundër Serbisë nëse nuk kemi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli./Gazeta Sinjali/

Postimi i plotë:

Se pari shpreh, mirenjohjen time të thellë ndaj SHBA për zhbllokimin e fondeve të MCC ndaj Kosovës, vetem dy dite pas formimit të qeverisë. Nga ana tjeter, Gjuha e urrejtjes, kërcënimet, etiketimet, ofendimet, mosrespekti, fyerjet e sharjet në mediat sociale të disa “komentuesve”, janë në rend te pare shenja te frustrimit te skajshëm dhe të mungeses se edukates. Mos te aludon ndokush
se patriotizmi apo dinjiteti, intiligjenca, edukata ose niveli akademik i tyre ka mbet t’u atribohet atyre nëpërmjet menyres qe ata kane zgjedhur te shprehen! Ata që përdorin një gjuhë të tillë u mungojnë argumentet, faktet dhe nuk janë në përputhje me realitetin ose kane probleme te medha, siç e ceka me larte me intraversitetin dhe frustrimin e tyre.

Unë prap besoj se qeveria mori vendimin e duhur për të hequr reciprocitetin e vendosur ndaj Serbisë, duke qene i bindur se vetem ne sintoni dhe kordinim te plote me ShBA dhe BE mund te zgjidhet problemi ne mes Kosoves dhe Serbise. Tani bashkësia nderkombetare duhet t’i drejtohet Beogradit për ecjen perpara me procesin e paqes. Asnjë reciprocitet, asnjë tarifë dhe asnjë instrument tjetër kushtezues nuk është me efektiv kundër Serbisë nëse nuk kemi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Ne kemi fituar në Rambuje në 1999 sepse kemi qenë në të njëjtën anë me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën. Ne i degjuam, dhe Serbia u bombardua, dhe javën tjetër festojmë 21 vjetorin e çlirimit. Në vitin 2008 ne shpallëm pavarësinë tonë sepse ne ishim duke u koordinuar me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

Ne i degjuam miqtë, dhe Serbia nuk mundi të bëjë asgjë dhe sot ne jemi një vend i lirë dhe i pavarur. Imagjinoni sikur të mos kishim dëgjuar dhe koordinuar me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën në 1999 dhe 2008 siç sugjeruan disa populistë në Kosovë, atëherë. Si do të shkruhej historia? Asnjë instrument populist nuk do ta bëjë Kosovën të ketë sukses.

Vetëm instrumentet racionale, të argumentuara dhe të koordinuara mirë me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën na bëjnë fitues. Ne do të fitojmë këtë herë përsëri, sepse kemi në anën tonë Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

Kjo është mënyra e vetme për të forcuar sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Opsione të tjera nuk ekzistojne dhe janë katastrofale për shtetin tonë të ri. Koha është për të lënë anash mënjëanë populizmin dhe emocionet dhe të sillemi si udhëheqës te edukuar e te civilizuar. Ka kaluar koha e dhunes dhe luftes.

Ne kemi shume probleme te pazgjidhura me Serbinë, e dialogu duke u kordinuar ne detaje me miqet tone klasik, janë menyrat e vetme, e te mundshme per ti zgjidhur ato.