image Pacolli: Pamundësia e faljes së Bajramin në xhami dhemb në zemër

Kosovë

Aktualitet/ Pacolli: Pamundësia e faljes së Bajramin në xhami dhemb në zemër

news image

Kryetari i Aleancës Kosovare e Re, Behgjet Pacolli, ua ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Me këtë rast, Pacolli ka thënë se dhemb në zemër pamundësia e faljes së namazit të Bajramit në xhami, për shkak të pandemisë.

“Nga familja ime tek familjet tuaja, ju uroj festën e Fitër Bajramit. Të mos kemi sot mundësi të falim Bajramin në xhami vërtetë dhemb në zemër të çdo besimtari. Urojmë të jetë kjo hera e fundit, në kohë pandemie. Nga zemra ju uroj harmoni dhe lumturi për të gjithë ju”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë që xhamitë në Kosovë u mbyllën më 16 mars, si masë preventive për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit./Gazeta Sinjali/