Ekspertiza mjekësore që ka ardhur nga Zvicra lidhur me vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari ka shkaktuar reagime të shumta.
Ish-deputetja e legjislaturës së kaluar nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar përmes Facebook-ut.
Ajo ka shkruar se Astrit Deharin e kanë vrarë.
“Astritin e vranë, këtë e konstaton edhe raporti zviceran. Kush e vrau dhe pse? Duhet përgjigje për këto dy pyetje përndryshe nuk mund të ecim para as si shtet e as si shoqëri”, ka shkruar Pacolli./Gazeta Sinjali/