image Pacolli: Një mërgimtar që po vinte për varrim u keqtrajtua në Merdar, Policia i kërkoi ryshfet

Sociale

Pacolli: Një mërgimtar që po vinte për varrim u keqtrajtua në Merdar, Policia i kërkoi ryshfet

news image

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka treguar një rast që sipas tij i ka ndodhur një mërgimtari sot në pikën e kalimit kufitar në Merdar, ku pas keqtrajtimit atij iu kërkua edhe ryshfet.

Pacolli thotë se kosovari me inicialet E.E, i cili është shtetas zviceran, po vinte në Kosovë për varrimin e një familjari, por pa ndonjë arsye u ndalua nga policia serbe.

Pasi i njëjti refuzoi t’i paguante, sipas Pacollit u mbajt për rreth 45 minuta, teksa tentuan t’i konfiskojnë edhe ilaçet që i përdor çdo ditë.

“Qytetarët e Kosovës çdo ditë po i nënshtrohen ndalesave, keqtrajtimit dhe grabitjeve të pajustifikuara nga policët serbë në pikat kufitare. Shembulli më i fundit ka ndodhur sot në vendkalimin Merdar, ku një kosovar EE ( shtetas zviceran) qe po udhëtonte për në Kosovë, për një varrim familjar u ndalua për një kohë të gjatë, pa ndonjë arsye. Atij iu kërkua ryshfet. Për shkak të rrefuzimit për të paguar, ai u mbajt mbi 45 min, madje tentuan t’i konfiskojnë edhe ilaçet që i përdor cdo ditë ( duke i’a perplas ato per toke). Çfar primitivizmi, çfar kulture”, tha ai.

Pacolli shtoi se autoritetet ndërkombëtare duhet t’i dënojnë këto raste të keqtrajtimeve skandaloze të udhëtarëve nga policia serbe.

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/pfbid0K27SYaudwSHCxud5ryW36AFgoX5CRnfLw3nfvyWco5AzXfpe1aXsXBPptP7ypes4l?cft[0]=AZU0p6WiY6QKa1EOIvHLW-SRp3KG8j-TdBwPMTksg3nsi_EZET7rJk-pVBuBZEsV2slbLbWc0KOhFLckdh_lCYVB14zbACel4OCx6nXJAYNxPjRzSsZEiPGLPcgK7v5BQMmdOY989f9tvyrHt11q0ghJlsct_Q50c83iTlfmWIKyAded6i8sAzllBxiWLfZL6BM&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/