image Pacolli: Mabetex kërkon kthimin e 6 milionë eurove që ia rrëmbyen mafiozët e Kosovës

Kosovë

Ekonomi/ Pacolli: Mabetex kërkon kthimin e 6 milionë eurove që ia rrëmbyen mafiozët e Kosovës

news image

Kosova rrezikon të humbasë miliona euro në rastet e arbitrazheve ndërkombëtare.

Kryetari i AKR-së dhe njëherësh pronar i kompanisë së fuqishme “Mabetex-Mabco Construction”, Bexhet Pacolli, e ka dërguar në arbitrazh ndërkombëtar kontekstin gjyqësor të hotelit “Grand” të Prishtinës.

Pacolli pretendon se drejtësia kosovare nuk ka qenë e sinqertë lidhur me procesin e privatizimit të hotelit më të madh në Prishtinë, prandaj ai ka zgjedhur arbitrazhin ndërkombëtar për t’ia njohur të drejtën për, siç pretendon ai, pronën mbi hotelin “Grand”.

Lidhur me këtë ka reaguar ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili tha se personalisht nuk po kërkon nga shteti i Kosovës që t’i paguajë diçka, por kompania e tij po kërkon vetëm kthimin e mjeteve të veta.

“Në median kosovare lexova se “Pacolli në arbitrazh kërkon miliona euro në Kosovë. Kjo nuk është krejtësisht ashtu dhe duhet të qartësohët. Mabetexi kërkon vetëm kthimin e mjeteve të veta. Në asnjë rast nuk është pretenduar as nga Pacolli ose dikush që ka lidhje me të që Kosova t’i paguan diçka”, ka shikruar Pacolli në një postim në Facebook.

Tutje, Pacolli thotë se Mabetex në Lugano kërkon vetëm kthimin e 6 milionë eurove që sipas tij, i’u janë rrëmbyer padrejtësisht nga grupet mafioze të Kosovës.

“Në arbitrazh, Mabetex në Lugano kërkon vetëm kthimin e 6 milionë eurove që i’u janë rrëmbyer padrejtësisht nga grupet mafioze të Kosovës, grupe këto që kishin depërtuar në institucionet e Kosovës dhe vepronin aty. Sidoqoftë, nuk bëhet fjalë për paratë e Kosovës, por për paratë e veta, të kompanisë që grupet mafioze në Kosovë i kanë rrëmbyer padrejtësisht”, ka përfunduar ai./GazetaSinjali/

Në median kosovare lexova se “Pacolli në arbitrazh kërkon miliona Eu në Kosovë. Kjo nuk është krejtësisht ashtu dhe…

Posted by Behgjet Pacolli on Saturday, March 7, 2020