image Pacolli: Kosovarët me misione usharake në Irak janë shëndosh e mirë

Kosovë

Njoftim/ Pacolli: Kosovarët me misione usharake në Irak janë shëndosh e mirë

news image

Kryediplomati i Kosovës, Behgjet Pacolli, njoftoi se të gjithë kosovarët të cilët janë me misionet amerikane dhe të huaja në Irak janë të sigurt dhe shëndoshë e mirë.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tha se janë në kontakt të ngushtë me autoritetet atje në mënyrë që të identifikohen të gjithë kosovarët në Irak dhe t’u ofrojnë ndihmën e nevojshme.

“Shumë qytetarë të Kosovës punojnë në bazat ushtarake amerikane dhe të koalicionit në Irak, përfshirë ato që kanë qenë shënjestër e sulmeve të mbrëmshme iraniane. Puna është duke vazhduar për të identifikuar të gjithë kosovarët, por informatat e para janë që dhjetëra kosovarë punojnë në këto baza. Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt të ngushtë me autoritetet për të siguruar sigurinë e kosovarëve dhe në të gjitha kapacitetet tona ne do të ofrojmë ndihmën e nevojshme. Deri më tani të gjithë kosovarët janë të sigurt dhe shëndoshë e mirë”, shkroi Pacolli./Gazeta Sinjali/