Lideri i Aleancës Kosovare e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova nuk ka kohë për të eksperimentuar me zgjedhje të reja dhe as për shkatërrimin e marrëdhënieve me SHBA-në.
“Kjo është çka duan armiqtë tanë historikë. Në kushtet e sotme, me detyrimet që gjinden para klasës sonë politike, bëj thirrje për unitet! Krerët e institucioneve t’i lënë mënjanë egot e tyre, dhe të kryejnë detyrat kombëtare dhe ndaj miqëve! Po lexoj një libër për sherret e feudalëve tanë kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Ju lutem mos t’ i ngjajmë atyre 100 vjet më pas!”, ka shkruar Pacolli në Facebook./GazetaSinjali/