image Pacolli i shpreh ngushëllime familjes Krasniqi për humbjen e tre anëtarëve në Gjermani

Kosovë

Pacolli i shpreh ngushëllime familjes Krasniqi për humbjen e tre anëtarëve në Gjermani

news image

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, pas aksidentit që ndodhi dje në Gjermani ku humbën jetën tragjikisht tre kosovarë nga fshati Rahovicë të Ferizajit, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Krasniqi, transmeton Gazeta Sinjali.

Kreu i AKR-së ka thënë se humbja e 12, 18 dhe 35 vjeçarit është lajm jashtëzakonisht i rëndë.

“Lajmi për tre bashkatdhetarë të tjerë të vdekur në Gjermani është jashtëzakonisht i rëndë. Java që lëmë është e rëndë për Kosovën”, shkroi Pacolli në Facebook.

“Lutem që tragjedi të ngjashme të mos përsëriten”, përfundoi ai. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10164113153405153