image Pacolli i reagon Vulinit: Masakra e Reçakut është planifikuar dhe organizuar nga shteti serb

Politikë

Pacolli i reagon Vulinit: Masakra e Reçakut është planifikuar dhe organizuar nga shteti serb

news image

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i ka reaguar ministrit të Brendshëm serb Aleksandër Vulin, i cili e ka quajtur “falsifikim” dhe “rrenë” masakrën e Reçakut.

Pacolli ka shkruar se Vulin përmes një filmi propagandistik po mundohet që ta gënjejë botën për masakrën e Reçakut.

Pacolli përmes një postimi në profilin e tij në Facebook u zotua se do të vazhdoj që të angazhohet maksimalisht, bashkë me miqtë dhe bashkëpunëtorët  për të prezantuar të vërtetën dhe të sjell para drejtësisë kryesitë e masakrave.

Më tutje, Pacolli deklaroi se masakra e Reçakut është planifikuar dhe udhëhequr nga shefi i njësiteve speciale Goran Radosavljevic-Guri.

“Masakra e Reçakut është planifikuar dhe organizuar nga shteti serb, dhe është udhëhequr nga shefi i njësiteve speciale Goran Radosavljevic-Guri. Ambasadori Walker dhe bota e civilizuar janë deshmitarët e së vërtetës! Është turp, për ty Vulin dhe gjithë ata që prekun ne plagët e pashëruara!”, ka shkruar ai.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është image-50.png
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Alleksandar Vullin, ka deklaruar se “masakra e supozuar” ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë, në fshatin Reçak, që ishte një moment kyç për nisjen e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe më 1999, është “gënjeshtër e madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm”.

Vullini sot, pas një vizite të një lokacioni afër Nishit ku po bëhen xhirime të një seriali për ngjarjet në fshatin Reçak në janar 1999, tha se “pretendimi për masakrën është një fyerje e madhe për mbarë njerëzimin”.

“Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë, ne nuk ishim as të aftë e as të zgjuar për t’i treguar të gjithë botës se çfarë gënjeshtre e tmerrshme ishte. Detyra e kësaj gjenerate është t’i tregojë të gjithë botës se na bombarduan dhe na bënë kriminelë falë gënjeshtrave, kurse gjaku i fëmijëve tanë është mbi ata që e shpikën këtë gënjeshtër”, citohet të ketë thënë Vullin sipas Ministrisë së Brendshme.

news image

Masakra e Reçakut ishte dhe pjesë e aktakuzës së ngritur nga Gjykata e Hagës kundër presidentit të atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq dhe disa zyrtarëve të tjerë serbë. Megjithatë, gjyqi u ndërpre pas vdekjes së Millosheviqit dhe asnjë nga të akuzuarit e tjerë nuk u dënuan për krimet e kryera në Reçak.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Radio Televizioni i Serbisë janë në një bashkëprodhim të një seriali me gjashtë episode të quajtur “Dosja e Kosovës”, i cili, siç është paralajmëruar, trajton “kronologjinë e ngjarjeve dhe fatin e civilëve dhe policisë në Kosovë” nga viti 1998 deri më 2001./GazetaSinjali/