image Pacolli i reagon AGK-së: Seriozisht, po mirreni me një grup të krijuar në Facebook?

Politikë

Pacolli i reagon AGK-së: Seriozisht, po mirreni me një grup të krijuar në Facebook?

news image

AGK përmes një njoftimi ka thënë se grupi “#mekryeministrin” vazhdimisht ka sulmuar gazetarë të medieve të ndryshme të Kosovës. Gjithashtu, në këtë njoftim thuhet se përkrahja e deputetes Fitore Pacolli, është e dënueshme dhe e prapranueshme për AGK-në.

Pas kësaj, ka reaguar deputetja Fitore Pacolli.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk e kërcënojnë dhe rrezikojnë askënd.

Seriozisht AGK? Po mirreni me një grup të krijuar në Facebook edhe po më cilësoni kinse unë po mbështes gjuhën linçuese ndaj gazetarëve? Unë po i vësha në rrezik gazetarët? Ku ishit ju AGK kur dje emri im u përmend në secilin portal? A nuk është ky një lloj linçimi që portalet po e bëjnë ndaj meje dhe një grupi të krijuar nga disa djemë e vajza që asnjë të keqe nuk i kanë bërë askujt? A nuk është linçim kur telefoni im nuk ndalet sepse “gazetarët” thërrasin edhe pyetjet janë jo etike? AGK do të ishte mirë të punoni në ngritjen e etikës në media dhe besueshmërisë. Mos u frikësoni ne nuk e rrezikojmë e as nuk e kërcënojmë askënd. Nuk mund të gjeni asnjë moment kur unë kam linçuar e kërcënuar gazetarë. Nëse gjeni ju lutem dërgojeni menjëherë ama menjëherë në gjykatë. Ju lutem. Ju thirreni në emër të lirisë së shprehjes e në anën tjetër cënoni lirinë e tjetrit“, ka shkruar ajo.

/GazetaSinjali/