image Pacolli gjatë dorëzim-pranimit i thotë drejtorit të MPJ-së: Punove kundër meje!

Kosovë

Ceremonia/ Pacolli gjatë dorëzim-pranimit i thotë drejtorit të MPJ-së: Punove kundër meje!

news image

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, sot gjatë ceremonisë së dorëzim-pranimit për ministrin e ri Glauk Konjufca, ka kritikuar drejtorin e përgjithshëm, Albert Prenkajn, për shkak se ky i fundit ka punuar kundër Pacollit dhe ka bojkotuar punën e tij.

Sipas Pacollit, drejtori në fjalë kishte apeluar diplomatët kosovarë nëpër botë që t’i bojkotojnë urdhrat e numrit një të MPJ-së.

“Momentin kur është heq Ramush Haradinaj. Ai atë natë më ka thënë se duhet të shkoj në shtëpi. Unë i kam kthy letër dhe i kam thënë se nuk është e drejtë. Unë shpresoj shumë që në të ardhmen ky raport me pjesën tjetër të ministrisë do të jetë më i mirë”, është shprehur Pacolli.

Po ashtu, ish-ministri, tani deputet i AKR-së, theksoi se drejtori Prenkaj kishte bërë shkrime nëpër ambasada që mos të përfillet urdhri i ministrit të jashtëm.

Ndryshe, Pacolli i tregoi Konjufcës se Kosova në rrafshin rajonal dhe evropian ka qenë gjithmonë e barabartë me shtetet e tjera./ Gazeta Sinjali/