Dy këngëtarët e njohur Sabiani dhe Seldi Qalliu, e kanë publikuar projektin e ri muzikor.
Kënga titullohet “Pa ty” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, transmeton Gazeta Sinjali.
Tekstin e ka shkruar Seldi Qalliu në bashkëpunim me Petro Xhorin, ndërsa për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Xhulio Milloshi.
Kënga është publikuar në YouTube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./Gazeta Sinjali/