image Pa drita sinjalizuese, shoferët dalin në rrugë dhe rrezikojnë trafikun

Sinjalizime

Pa drita sinjalizuese, shoferët dalin në rrugë dhe rrezikojnë trafikun

news image

Vozitësit të cilët ngasin veturën pa ndezur dritat edhe gjatë ditës gjobiten nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo, sonte dy vozitës nuk i kishin ndezur dritat as në mbrëmje.

Përmes disa pamjeve që sinjalizuesi i ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali, shihet se si një vozitës në rrugën Drenas-Skenderaj me targa 02 964 BL, vozitë pa i ndezur dritat.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është image-45.png

Mirëpo, i njëjti sinjalizues ka hasur edhe në një rast tjetër, ku vozitësi me targa nga Shqipëria po ngiste veturën sot në magjistralen Prishtinë-Pejë pa ndezur dritat.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /Gazeta Sinjali/