image Pa distancë e respektim të masave, aeroporti i Prishtinës stërmbushet me udhëtarë

Sinjalizime

Pa distancë e respektim të masave, aeroporti i Prishtinës stërmbushet me udhëtarë

news image

Një numër i madh i udhëtarëve janë parë mëngjesin e sotëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në disa foto të dërguar nga sinjalizuesi i Gazetës Sinjali shihet  tollovia e krijuar në brendësi të këtij aeroporti.

Ky sinjalizues ka thënë për Sinjalin se në aeroport nuk po respektohet distanca, për të cilën institucionet e vendit bëjnë thirrje të respektohet, si dhe njëkohësisht duhet t’i respektojnë dhe vet.

Tutje ky sinjalizues ka thënë se as në hyrjen e këtij aeroporti nuk ka pasur kontrolle për të shikuar se a kanë maskë me vete udhëtarët, si dhe njëkohësisht për t’ju matur temperaturën.

Sipas këtij sinjalizuesi brenda aeroportit hynin edhe persona që nuk kishin për të udhëtuar, duke shtuar kështu edhe më shumë numrin e personave brenda hapësirave të mbyllura të aeroportit.

Sinjalizuesi ka treguar për Sinjalin se një gjendje e tillë në aeroport ka qenë që në orën 05:00 të mëngjesit. /Gazeta Sinjali/