image MSh bën apel: Planifikoni blerjet më herët - Sinjali

MSh bën apel: Planifikoni blerjet më herët

news image

Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një apel në lidhje me festat e fundvitit, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi në Facebook, MSh ka bërë thirrje të planifikohen blerjet më herët me qëllim që të shmangen turmat dhe grumbullimet e panevojshme.

MSh ka ftuar edhe një herë qytetarët që t’i respektojnë masat antiCOVID.

Njoftimi i plotë:

Edhe nëse jeni plotësisht të vaksinuar praktikoni respektimin e masave kundër COVID-19 gjatë sezonës festive dhe gjatë tërë pandemisë. Planifikoni më herët blerjet me qëllim që të shmangni turmat dhe grumbullimet e panevojshme. Mbrohu nga COVID-19 dhe festo shëndetshëm.

#COVID19#FestoniTëSigurt#Vaksinohu

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin