image Ozil do të largohet nga Arsenali, miqve u ka thënë se mund të shkojë në njërën nga këto dy vende

Futboll

Ozil do të largohet nga Arsenali, miqve u ka thënë se mund të shkojë në njërën nga këto dy vende

news image

Mesut Ozil po planifikon t’i thotë lamtumirë Arsenalit – por vetëm verën e ardhshme.

Siç raporton “The Sun”, Ozil u ka thënë miqve se e ardhmja e tij mund të jetë në SHBA ose Turqi, transmeton Gazeta Sinjali.

Kontrata e gjermanit me “Topçinjtë” zgjat deri në vitin 2021.

Këtë sezon Ozil luajti vetëm 23 ndeshje, ndërsa nuk ka luajtur asnjë minutë qëkur rifilloi përsëri Premier League. Madje, trajneri Mikel Arteta gjashtë herë e ka lënë jashtë. Zyrtarisht, ai vuan nga problemet me shpinë.

Për shkak të të ardhurave të larta, pak më shumë se 390,000 € në javë, londinezët do të dëshironin ta largonin 31-vjeçarin nga lista e pagave të pas këtij sezoni. Megjithatë, ky nuk është plani i 31-vjeçarit. Ai dëshiron ta lërë kontratën e tij të skadojë dhe më pas të largohet pa pagesë, sipas raportit.

Në Turqi, ai mund të shkonte në Basaksehir, kreun e ligës turke dhe klubi i preferuar i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Ozil dhe Erdogan kanë raporte shumë të mira, aq sa presidenti ishte i ftuar në dasmën e gjermanit. /Gazeta Sinjali