Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar ashpër në lidhje me vrasjen e më pastaj djegien e luftëtarit të luftës së UÇK-së, Qerim Kelmendi.
“Vrasja e bashkëluftëtarit tonë është një lajm shumë i dhimbshëm për ne. Kërkojmë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së.
Sipas tyre, kur vriten luftëtarët e lirë në kohë paqe e në mënyrë makabre, vritet liria.
Ata kanë shprehur ngushëllime familjes dhe shokëve të të ndjerit Qerim Kelmendi.
Qerim Kelmendi u vra pak pas mesnatës me breshëri automatiku dhe trupi i tij u gjetë totalisht i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Pejës./Gazeta Sinjali/