image OVL-UÇK organizon protestë më 12 qershor, në Ditën e Çlirimit të Kosovës

Sociale

OVL-UÇK organizon protestë më 12 qershor, në Ditën e Çlirimit të Kosovës

news image

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste më 12 qershor të këtij viti, në përvjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Vendimi për protestë u mor në mbledhjen e sotme të kryesisë së kësaj organizate, pas arrestimit të ish-kryetarit të saj, Faik Fazliut.

OVL-UÇK vlerëson se institucionet e Kosovës kanë dalë hapur jashtë vlerave kombëtare.

Në njoftimin dërguar mediave, thuhet se vërehet tendencë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së, që nga kryeministri Albin Kurti, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, e tani ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Rasti i arrestimit dhe dhunës së ushtruar ndaj Faik Fazliut, nuk duhet të trajtohet vetëm nga OVL e  UÇK-së, por edhe nga partitë, e si çështje t’i mbetet organeve të drejtësisë dhe ne e respektojmë çdo vendim të tyre. Me datën 12 Qershor 2021 do të ketë aktivitet protestues, për kohën dhe vendin do të njoftoheni”, thuhet ndër të tjera në reagimin e OVL-UÇK-s֝ë”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë e OVL-UÇK-së:

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot më 7 qershor 2021, diskutoj për situatën aktuale në Kosovë dhe del me këto qëndrime me të cilat i drejtohet opinionit publik:

Të gjithë e kemi të ditur se Institucionet e Kosovës kanë dalë hapur jashtë vlerave kombëtare;

Kohë më parë, vërehet tendencë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së, që nga Kryeministri Kurti, Ministrja e Jashtme Gërvalla-Schëarz, e tani Ministri i Brendshëm Sfeçla;

Rasti i arrestimit dhe dhunës së ushtruar ndaj Faik Fazliut, nuk duhet të trajtohet vetëm nga OVL e  UÇK-së, por edhe nga partitë, e si çështje t’i mbetet organeve të drejtësisë dhe ne e respektojmë çdo vendim të tyre;

Me datën 12 Qershor 2021 do të ketë aktivitet protestues, për kohën dhe vendin do të njoftoheni./Gazeta Sinjali/