Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani, ka folur pas zhvillimeve të fundit politike. Osmani pas mbledhjes se kryesisë së LDK-së tha se partia e saj kërkon bashkëpiunim në mirëbesim me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe se propozimi i VV-së do të nxiste garë mes zyrtarëve, aktivistëve dhe simpatizanteve të të dyja partive.
E pyetur për mundësinë që nëse LDK dhe VV nuk bëjnë koalicion bashk, a mund të behën bashk edhe kësaj radhe partitë e tjera, kandiddatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani tha se edhe të gjithë nëse bëhen bashk, LDK do të fitoj zgjedhjet e 6 tetorit.
“Pavarsisht se cfar bëjnë partitë e tjera politike ne do të fitojmë zgjedhjet e 6 tetorit.Ata se kanë besimin e qytetarëve qoftë të ndarë qoftë të bashkuar. Qytetarët janë të bindur tashmë që ata t’i qojnë në opozitë dhe atë për një kohë të gjatë”, ka thënë Osmani.