image Osmani: Vuçiq po kërcënon me luftë të dhunshme

Kosovë

Osmani: Vuçiq po kërcënon me luftë të dhunshme

news image

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas deklarimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nëse nuk do të ketë zgjidhje përmes procesit të dialogut me Kosovën, atëherë mund të vijë deri te shpërthimi i një konflikti të ngjashëm me Nagorno-Karabak.

Osmani në një postim në Twitter ka kërkuar nga NATO dhe BE-ja të reagojnë ndaj këtyre deklarimeve luftënxitëse të kreut të shtetit serb.

“Pres nga BE dhe NATO t’i përgjigjen këtij kërcënimi për një luftë të dhunshme, të bërë nga Vuçiq”, shkruan Osmani.

/Gazeta Sinjali/