image Osmani: Vota për transformimin e FSK-së në Ushtri do mbetet e shënuar në historinë e Kosovës

Kosovë

Osmani: Vota për transformimin e FSK-së në Ushtri do mbetet e shënuar në historinë e Kosovës

news image

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, për dy vjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës ka thënë se votimi i ligjit që hapi transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës do të mbetet e shënuar në historinë e re të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook u shpreh se është detyrë kombëtare që të kontribuojnë të gjithë në fuqizimin e mëtejmë të ushtrisë sonë.

“Dy vite më parë, Kuvendi i Kosovës, me 106 vota pro miratoi ndryshimet e nevojshme ligjore që hapën rrugën për transformimin e FSK-së në Ushtri të shtetit të Kosovës dhe themeluan Ministrinë tonë të mbrojtjes. Kjo votë, do të mbetet e shënuar në historinë e re të Republikës sonë si ndër momentet kulminante të përpjekjeve tona të përbashkëta për fuqizim të shtetësisë, mbrojtje të sovranitetit dhe konfirmim të aspiratave tona për anëtarësim në NATO”, shkroi ajo.

/Gazeta Sinjali/