Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti sonte në takim një ekip të Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, të udhëhequr nga eurodeputeti Lukas Mandl.
Në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të cilat u vlerësuan si zgjedhjet më demokratike të organizuara ndonjëherë dhe u potencua besimi i lartë në integritetin e këtij procesi.
Osmani citohet të ketë thënë se është krenare me nivelin e demokracisë që ka arritur Kosova, duke u shndërruar kështu në model për rajonin e më gjerë.
Misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë nesër do të bëjë publike raportin për zgjedhjet komunale 2021. Gjatë ditës, ky mision ka pasur një takim edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin./GazetaSinjali/