image Osmani: Vaksinat anti-COVID-19 pritet të vijnë pas muajit prill në Kosovë

Politikë

Osmani: Vaksinat anti-COVID-19 pritet të vijnë pas muajit prill në Kosovë

news image

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka qenë sot për vizitë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku foli edhe për vaksinat anti-COVID-19.

Osmani ka thënë se edhe pse e ka kaluar virusin COVID-19, ajo do të vaksinohet, derisa u shpreh se vaksinat pritet të vijnë në vend pas muajit prill.

“Unë kam diskutuar me një numër të madh të partnerëve ndërkombëtarë që kanë ofruar ndihmën e tyre. BE e ka futur Kosovën në COVAX. Mendoj që kemi vonesa që nuk do të duhej të arsyetoheshin. Ne do të kërkojmë përgjegjësi nga Qeveria se pse ne nuk jemi të përgatitur. Pritet që vaksinat të vijnë dikur tek pas prillit. Edhe pse e kam kaluar virusin unë do të vaksinohem me të”, tha Osmani.

Përndryshe, ajo foli edhe për vaksinimin e qytetarëve serb në Kosovë nga ana e Serbisë.

Me këtë rast tha se Serbia ka shkelur marrëveshjen e lidhur në Washington me Kosovën dhe se me këtë veprim ajo ka treguar se është vetëm nënshkruese e marrëveshjeve e jo zbatuese e tyre.

/GazetaSinjali/