image Qalaj: Kam informata se Presidentja e ka marrë vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve në Veri

Politikë

Qalaj: Kam informata se Presidentja e ka marrë vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve në Veri

news image

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, po pretendon se zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri do të shtyhen patjetër, madje se edhe është marrë vendim për këtë.

Ai tha se, me informata që posedon, Presidentja Osmani e ka marrë vendimin për shtyrje të zgjedhjeve.

“Problemin tani e kemi që është një moment shumë i rëndësishëm, që lidhet me zgjedhjet. Jam i sigurt 100% që zgjedhjet do të shtyhen, madje me informatat që i kam unë, e di që presidentja e ka marrë vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve, mirëpo këtë vendim s’e dimë se si do ta paketojë dhe ta arsyetojë”, ka thënë ai.

Sipas Qalajt, veprimet e fundme të Policisë në koordinim me KQZ-në ishin të qëllimshme, për “t’ua prekur pulsin” bandave kriminale atje.

“Edhe aksioni i para dy ditëve, policia bashkë me KQZ-në që shkuan në Zubin Potok dhe provuan të shkojnë në Mitrovicën Veriore, për mua ishte një prekje pulsi se si do të reagojnë bandat kriminale atje, dhe ta bëjnë pastaj një vlerësim për presidenten e vendit”, ka deklaruar ai.

Ai po ashtu theksoi se dërgimi i forcave policore në veri, që u bë sonte, është i vonuar.

“Është dashur të dërgohen më herët”, ka thënë ai në T7.

/GazetaSinjali/