image Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Do të forcojmë lidhjen mes vendeve tona

Politikë

Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Do të forcojmë lidhjen mes vendeve tona

news image

Presidentja e Kosovës ka uruar homologun e saj, Alain Berset në Ditën Kombëtare të Zvicrës.

Nëpërmjet një telegram urimi në Twitter, Osmani ka thënë se Zvicra është partneri i kahershëm i Kosovës dhe përkrahës i flaktë i popullit të Kosovës.

Ndër të tjerash ajo ka shtuar se së bashku ata do të forcojnë lidhjen mes dy vendeve, me fokus diasporën që luan një rol kryesor në këtë drejtim.

/GazetaSinjali/