image Osmani uron Krishtlindjen ortodokse: Shtëpitë tuaja qofshin të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt

Sociale

Osmani uron Krishtlindjen ortodokse: Shtëpitë tuaja qofshin të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Krishtlindjen ortodokse për të gjithë bismtarët.

Me rastin e kësaj feste, Osmani ka uruar komunitetin ortodoks që shtëpitë e tyre të jenë të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt.

“I uroj komunitetit ortodoks festën e Krishtlindjes! Në këtë ditë, shtëpitë tuaja qofshin të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt. Mirëkuptimi,  solidariteti, toleranca dhe shpresa qofshin udhërrëfyes të përhershëm për secilin! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”, thuhet në urimin e Osmanit.

/GazetaSinjali/