Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Romëve me një thënie të ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçakut, shkruan Gazeta Sinjali.
Postimi i Osmanit:
Urime Dita Ndërkombëtare e Romëve!
“Kur të vie ajo ditë
E fundit, në tepihun e jetës sime
Ju lus:
Së paku atje të qëndroj
V
E
R
T
I
K
A
L
I
SH
T
Meqë gjithë jetën
S`më lanë se s`më lanë të ngrihem në këmbë!”
(Testament, Kujtim Paçaku)
…e deri sa nuk ia zgjasim dorën për t’u ngritur në këmbë të gjithë atyre që kurrë s’u lejuan të qëndrojnë vertikalisht, asnjë nga ne nuk do të mund të ecë plotësisht e drejtë përpara! /Gazeta Sinjali/