image Osmani në Prekaz: Adem Jashari me familje u flijuan për lirinë tonë

Politikë

Osmani në Prekaz: Adem Jashari me familje u flijuan për lirinë tonë

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe sot në Prekaz, tek varri i komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjarëve të tij.

“I vendosur, guximtar e luftarak. Ky është komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Në shënimin e ditës së lindjes, u përulëm para varrit të tij dhe familjarëve, të cilët u bën fli për lirinë tonë”, ka shkruar Osmani.

Tutje Osmani theksoi se Adem Jashari një herë hyri në histori për të mbetur përherë dhe për t’u kujtuar veçanërisht më 28 nëntor, krahas Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Një ditë dhe tri data historike.

“Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë! Ai është i gjallë!”, shtoi ajo.

Postimi i plotë

I vendosur, guximtar e luftarak. Ky është komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Në shënimin e ditës së lindjes, u përulëm para varrit të tij dhe familjarëve, të cilët u bën fli për lirinë tonë.

Ai hyri një herë në histori për të mbetur përherë dhe për t’u kujtuar veçanërisht më 28 nëntor, krahas Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Një ditë dhe tri data historike.

Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë!

Ai është i gjallë!

/GazetaSinjali/