image Osmani udhëton për në Washington: Do të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të konferencës së Mynihut

Politikë

Osmani udhëton për në Washington: Do të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të konferencës së Mynihut

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vazhdojë takimet në Amerikë. Ajo sot ka udhëtuar për në Washington, ku pritet të marr pjesë në Takimin e Liderëve të Konferencës së Mynihut.

Në komunikatën e lëshuar për media nga presidenca, thuhet se aty do të diskutohet rreth sigurisë në Evropë pas agresionit rus në Ukrainë dhe forcimin e partneritetit transatlantik.

“Përgjatë konferencës, Presidentja do të flasë në panelin për sigurinë energjetike si dhe në disa evente të tjera. Kjo konferencë do t’i bashkojë dhjetëra vendimmarrës dhe ekspertë të lartë nga të dy anët e Atlantikut për diskutuar se si partnerët transatlantikë mund të ndërtojnë një aleancë më të qëndrueshme dhe ta avancojnë bashkëveprimin dhe udhëheqjen e përbashkët në sfidat e sigurisë, duke përfshirë luftën aktuale në Ukrainë”, thuhet në komunikatë.

/GazetaSinjali/